Publikimi i raporteve recensuese për zgjedhjen e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës ka nxjerrë në shesh ankesa për shkelje të shumta që kanë bërë komisionet recensuese gjatë përpilimit të këtyre raporteve për kandidatë të caktuar, shkruan sot KD.
Ankesat kryesisht lidhen me akuzat se komisionet recensuese u kanë shkruar raporte pozitive kandidatëve që nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara me aktin më të lartë juridik – Statutin, si dhe Udhëzimin e nxjerrë nga Senati për këtë konkurs.
Njëri nga këta kandidatë, Lulzim Zeneli, ka thënë për “Kohën Ditore” se nuk do të ndalet derisa të nxjerrë në shesh të vërtetën në lidhje me shkeljet që janë bërë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore(FSHMN) për mësimdhënës në grup lëndësh: Stereokimia e komponimeve organike (O); Kimi e narkotikeve (Z); Biokimi (O); dhe Metabolizmi i molekulave biokimike (O), për të cilën kanë konkurruar tre kandidatë.
Zeneli ka thënë se i është bërë e padrejtë, pasi që ai nuk është propozuar për mësimdhënës të këtyre lëndëve, ndonëse i plotëson të gjitha kushtet bazuar në Ligj dhe Statut. Zeneli ka thënë se tashmë ka bërë ankesë dhe pret që organet vendimmarrëse të ndërmarrin hapa kundër shkeljes në rastin e tij.
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata