Rreth 400 mijë nxënës kosovarë, përfshirë edhe 27 mijë fatosa, janë ulur dje në bankat shkollore, duke filluar me entuziazëm vitin e ri shkollor.
Ky vit edhe kësaj here nisi me premtime megalomane të lidershipit politik për reforma në arsim, ndërsa hapja e shkollave të reja dhe meremetimi i shkollave të vjetra ishte zhargoni tradicional i klasës institucionale.
Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thonë se përveç 27 mijë yllkave dhe fatosave, rreth 400 mijë nxënës do t’u kthehen mësimeve këtë shtator.
“Tashmë cingëruan zilet e para të vitit të ri shkollor! Është një nga momentet më emocionuese të vitit. Posaçërisht në emocione janë fëmijët që fillojnë klasën e parë. Të gjithë nxënësve, e posaçërisht këtyre 27,000 e ca që fillojnë klasën e parë, ju dëshiroj shumë suksese në rrugëtimin e tyre shkollor”, ka deklaruar për medie zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Premtime dhe urime për vitin e ri shkollor kanë ardhur edhe nga presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, dhe përfaqësues të partive politike.
Premtime dhe urime politike për fillimin e vitit shkollor
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor 2016-2017, i ka uruar nxënësit duke u ndjerë, siç thotë, i lumtur që tanimë fëmijët kanë mundësi të mësojnë edhe për historinë e popullit shqiptar..
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...