Një grup i krishterë pretendon se një eklips diellor do ta godasë Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën vitin tjetër, dhe do të sjellë kështu apokalipsin.
Eklipsi do t’i fusë vendet në një errësirë dhe do të shënoj fundin e botës, thonë disa të krishterë nga ueb-faqja Unsealed.
Një eklips total pritet që të ndodh në Amerikë më 21 gusht 2017, me Evropën Perëndimore që do të përjetojë një eklips të pjesshëm, transmeton Gazeta Express.
Dhe ky do të jetë eklipsi i parë i plotë pas rreth një shekulli i cili do të udhëtojë nga njëri bregdet i Amerikës tek tjetri, ka raportuar Daily Star.
Teoricienët konspirativë kanë nxjerrë disa fjalë nga Libri i Zbulesës për t’i mbështetur parashikimet e tyre. Ata kanë theksuar pasazhet që përshkruajnë një grua të veshur me diell, me hënën në këmbët e saj. Shkrimi thotë se gruaja do të ndiqet nga një dragua satanik me shtatë kokë që do të kërkojë ta hajë fëmijën e saj të palindur.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?