Një nga viktimat e sulmeve terroriste në Mali është edhe shefi belg i zyrës së sigurimit të Bashkimit Evropian në Bamako, tha sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikat e jashtme të sigurisë Federica Mogerini.
Mogerini, në një konferencë shtypi, pas këshillit joformal te ministrave BE-së në Riga, shprehi ngushëllimet për viktimat e sulmit të armatosur terrorist në një restorant në kryeqytetin e Malit dhe nderimet e saja për nëpunësin BE-së.
Në sulmin e këtij mëngjesi mbeten të vrarë pesë njerëz dhe në mesin e viktimave ishin edhe nënshtetas të BE-së.
Në këtë njoftim të veçantë për shtyp ajo dënoi sulmin dhe tha se ky akt vetëm e ka inkurajuar BE-në të përkuhtohet me shumë vendosmëri në luftën kundër terrorizmit./arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?