Google ADS

Përfundon Festivali i Poezisë në Rahovec, çmimi i parë ” Rrushi i Artë”

15:03 | 5 Shtator 2016
M. A.

Ka përfunduar edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se çmimin e parë në Festivali e morri poeti norvegjez Knut Odegard me poezinë “Rrushi i Artë”.

Ideatori i festivalit, Fahredin Shehu, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kuvendin Komunal në Rahovec dhe shumë donatorë tjerë për përkrahje.

Në anën tjetër, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi falënderoi poetët për mundin dhe pjesëmarrjen e tyre dhe për organizimin dinjitoz të festivalit me pjesëmarrës nga të gjitha vendet e botës.

Duke u shpërblyer me mirënjohje dhe nga një shishe verë, simbol të Rahovecit, të gjithë pjesëmarrësit janë shprehur të kënaqur për mikpritjen dhe bujarinë e rahovecianëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme