Ka përfunduar edicioni i 15-të i festivalit të rrushit “HardhFest 2016”, që këtë vit u shënua me moton “Për Kokërr të Qefit”.
Në një njoftim për media thuhet se me aktivitetin artistik nga kolonia e artistëve, Art Sympozium, u mbyll edicioni i 15-të jubilar i festës së rrushit.
Në Hardh Galery, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe stërmbesa e Skënderbeut, Sofie Kastrioti.
Në fjalën e tij, Vehapi inkurajoi artistët që të vazhdojnë me punën e tyre dhe të begatojnë këtë sferë.
Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe artistike pjesëmarrës ishin grupi muzikor Elita 5, Troja dhe shume artistë si nga Kosova , Shqipëria dhe vendet tjera.
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë
Prishtina e Re fiton ndaj Vjosës, shpallet kampione vjeshtor...