Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte. Tre mijë e 600 studentë, do të jetë numri i atyre që do të pranohen. Drejtues të Qendrës thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet, ndërsa theksojnë se ka ndryshuar vetëm një nga kriteret për pranim, e që është ai i notës mesatare.
Studentët e Universitetit të Prishtinës, nga sot mund të aplikojnë për banim në Qendrën Studentore në kryeqytet. Drejtori i konvikteve, Fatmir Sfishta, thotë për Radio Kosovën, se risi për këtë vit akademik është se studentët mund të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, përmes sistemit Online. Ai thotë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për studentët që do të jenë pjesë e konvikteve.
Drejtori Sfishta thotë se mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve do të bëhet në bazë të disa kritereve, duke theksuar se një nga ta është që të jetë student i rregullt i Universitetit të Prishtinës, si dhe largësia nga kryeqyteti.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra