Nxënësit e të gjitha shkollave në arsimin parauniversitar në Kosovë sot e kanë filluar mësimin në vitin e ri shkollor 2016/17.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami e ka vizituar shkollën fillore në Prishtinë “Meto Bajraktari”, ku u ka uruar të gjithë nxënësve e mësimdhënësve fillimin e këtij vitit shkollor.
Ai tha se ishte emocionale takimi me fëmijët të cilët për herë të parë ulen në bankat e shkollës.
“Ishte shumë emocionale takimi me nxënës të klasës së parë, kemi afër 26 mijë nxënës fillorist dhe le të jetë ky një vit ku të gjithë së bashku pra me mësimdhënësit, arsimtarët, drejtorët, prindërit do të mobilizohemi për të ndërtuar një sistem cilësor të arsimit. Ftoj nga ky vend, nga kjo shkollë të gjithë mësimdhënësit, të gjithë drejtorët e shkollave, të gjithë nxënësit dhe të gjithë prindërit që të gjithë të mobilizohemi që ky të jetë një vit vendimtar i stabilizimit të sistemit arsimor, ngritjes së cilësisë në mënyrë që t’ia bëjmë një shërbim të madh Kosovës duke ndërtuar një sistem pozitiv të edukimit dhe një sistem i mirë i edukimit krijon një shtet të kënaqur familje të forta dhe kjo është diçka që duhet ta bëjmë”, tha Bajrami.
Bajrami deklaroi se ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat i është kushtuar shenjtërimit të Nënës Terezë.
Mirëpo, ai ka shtuar se një gjë e tillë nuk e vë në pikëpyetje karakterin laik të shkollave në Kosovë.
“Personaliteti i Nënës Terezë nuk duhet të shikohet me prizma fetarë, tani kanë kaluar këto prizma, ajo është ikonë e kombit dhe tërë bota asaj i ka bërë nderime, nëse tërë bota e nderon një nënë shqiptare atëherë kemi për obligim që ne fëmijëve tanë t’iu tregojmë për rëndësinë e kësaj nëne, për rëndësinë që e ka, për të ardhmen e popullit dhe për misionin e saj, misioni i përhapjes së paqes dhe besoj që ne të gjithë duhet të krenohemi që sot fëmijët kanë folur, mësimdhënësit kanë folur për këtë moment historik. Kjo aspak nuk e vjen në pyetje karakterin laik të shkollës pasi bëhet fjalë për një personalitet që tani e tutje do të jetë ikonë e krejt botës jo vetëm e shqiptarëve”, tha Bajrami.
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, e cila shoqëronte ministrin Bajrami tha se sot është ditë e veçantë sidomos për nxënësit e klasës së parë si dhe u ka uruar rrugëtim të mbarë.
“Sot është ditë e veçantë sidomos për filloristët, për fatosat që për herë të parë janë ulur në bankat shkollore dhe si Komunë e Prishtinës kemi ndërmarrë të gjitha aktivitetet në përmirësim të infrastrukturës dhe plotësimin e të gjitha nevojave në mënyrë që shkollat vërtetë të plotësojnë kërkesat dhe standardet duke i ofruar nxënësve atë që e kanë më së shumti nevojë. Uroj përveç nxënësve për të cilët uroj që të jetë një vit i mbarë që ata të jenë të pandalur në procesin dhe rrugëtimin e gjatë të dijes, uroj që të jetë edhe përveç një proces që do të përballet me sfida në ditë të caktuara, uroj të jetë një moment ku ata do të përjetojnë dashurinë dhe ngrohtësinë nga mësimdhënësit e tyre”, tha Nagavci.
Ndërsa fëmijët janë ata të cilët i janë gëzuar më së shumti fillimit të mësimit. Olti Haxhillari, është shprehur i lumtur që ka shkuar në klasë të parë.
Haxhillari: Ka ardh në shkollë me vizatu
Video
“Po, kam me vizatu, kam me luajtë, edhe kam me shkru…”
Edhe Amara është shprehur e lumtur që e ka filluar klasën e parë.
Amara: Në shkollë kam me luajt
Video
“Kam me vizatu, me shkru edhe me luajt…po..”
Kurse Herona Fetiu ka thënë se shkolla i ka pëlqyer shumë.
Fetiu: Shkolla shumë e mirë
Video
“Shumë e mirë, kam me mësu, me vizatu edhe kam me e dëgju mësuesen. Po, po”, është shprehur Herona.
Ministri Arsim Bajrami ka thënë se tashmë ka filluar edhe furnizimi i shkollave me tekste mësimore si dhe ka shtuar se në këtë vit do të demonstrohet cilësi.
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...