LG sjell një frigorifer me Windows 10

01:40 | 5 Shtator 2016
Arbresh Info

Në CES 2016 Samsung prezantoi një frigorifer me një tablet 21.5 inç të ndërtuar brenda në të, të quajtur Family Hub i cili punonte me sistem Android, por kishte një UI si të Windows 10.

Rivali kryesor LG ka vendosur të sfidojë Samsung me frigoriferin e tyre i cili sjell në derën e këtij të fundit një tablet 21.5 inç me Windows 10 të plotë.

LG prezantoi këtë frigorifer tek IFA në Gjermani, ku ekrani sipërfaqësisht ju lejon të shihni se çfarë ka brenda në frigoriferin tuaj pa hapur derën por thjesht duke trokitur në ekran.

Ndërfaqja e zakonshme përdoruesit ju lejon të tërhiqni dhe vendosni ikona mbi ushqime të ndryshme, duke i vendosur datën e skadimit ose t’i shtoni fakte shëndetësore që ju dëshironi të mbani mend.

Poshtë kësaj është Windows 10 PC i plotë i cili ju lejon të përdorni shfletuesin Edge për të vizituar faqet e gatimit në internet, të instaloni aplikacione dhe madje edhe të shikoni Netflix.

Gjithashtu ekrani mbështet Cortana, të cilën ne e dimë që po bëhet edhe më mirë me kalimin e muajve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme