Google ADS

Shkencëtarët zbulojnë dy struktura gjigande në brendësinë e tokës

00:40 | 5 Shtator 2016
Arbresh Info

Shkencëtarët për qindra vite me rradhë i kanë kushtuar rëndësi brendësisë së tokës, ngase është mjaftë e mistershme. Së fundmi, ata kanë zbuluar dy struktura interesante në brendësinë e saj të cilat kanë zgjuar kureshtje të madhe tek të gjithë.

Brenda tokës shtrihet një enigmë dhe një zbulim i fundit i bërë nga Arizona State University ka bërë shumë të mendojnë rreth përbërjes së saj.

Sipas asaj që raportohet në “Nature Geoscience Journal”, kjo strukturë është e vendosur mbi bërthamën e tokës. Në fakt, këto dy struktura të përziera që ndodhen rreth 2.896 kilometra nën sipërfaqen e tokës, qëndrojnë njëra nën Oqeanin Atlantik e tjetra nën Oqeanin Paqësor, transmeton lajmi.net

Këto struktura janë rreth 100 herë më të gjata sesa maja më e lartë në botë. Ato arrijnë madhësinë e një kontinenti mesatar dhe janë të përbërë nga një material shumë interesant i cili i ka intriguar shkencëtarët.

Shkencëtarët kanë menduar se këto struktura janë si pasojë e lëvizjeve tektonike dhe komplekseve vullkanike të cilat kanë ndikuar në ndërtimin e tokës.

Origjina e këtyre dy mistereve sipas shkencëtarëve është ende e panjohur dhe duhet kohë për studime të mëtutjeshme që të definohet qartë një e vërtetë.

Shkencëtarët besojnë se origjina e këtyre mistereve nëntokësore do të zbulohet. Ata thonë se njëlloj sikur psikologët që studiojnë një turmë të panjohur neuronesh që jeton brenda trurit, ashtu edhe këta duhet të studiojnë misteret e panjohura brenda tokës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme