Rrëmbyesit e armatosur këtë mëngjes morën 31 burra shiitë nga shtëpitë e tyre në qytetin Sadr të Bagdadit lindor, u raportua nga zyrtarët e policisë së Irakut.
Supozohet që personat e rrëmbyer ishin të përfshirë në prostitucion dhe aktivitete të tjera kriminale.
Disa formacione të armatosura shiite ishin të përfshirë në sulmet e prostitutave dhe dyqaneve që shesin alkool duke u përpjekur të imponojnë ligjin e rreptë islamik, raporton AP.
Ndërkohë, zyrtarët e policisë dhe personeli i spitalit thonë se ata kanë gjuajt tre predha mbi shtëpitë në Arab Xhaburu, periferinë jugore të Bagdadit, dhe me këtë rast katër njerëz kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur.
Një bombë që shpërtheu në një treg të hapur në Bagdad verior, vrau dy vetë dhe plagosi shtatë të tjerë./arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?