Sipas një studimi të kohëve të fundit, një ilaç i përdorur gjerësisht kundër dhembjeve inflamatore mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjes së alcajmerit. Rezultatet u vunë re në eksperimentet e kryera mbi minj, te të cilët pati një përmirësim të kujtesës pasi iu dha acid mefenamik,një ilaç anti-inflamator i përdorur përgjithësisht kundër dhembjeve të menstruacioneve.
Shkencëtarët e bënë këtë zbulim gjatë kohës që bënin kërkime mbi lidhjen e dëmtimeve të trurit me alcajmerin. Personat që vuajnë nga Alcajmeri, me kalimin e kohës kanë dobësim të aftësisë për të kujtuar, menduar dhe marrë vendime.
Udhëheqësi i studimit, dr. David Brought u shpreh se: “Deri më sot asnjë ilaç nuk ka dhënë rezultate në këtë drejtim, për këtë arsye jemi shumë entuziastë për rezultatet. Pavarësisht rezultateve, duhet bërë ende shumë punë para se të japim një përgjigje përfundimtare nëse vërtet e lufton sëmundjen apo jo. Kjo sepse testet janë kryer mbi minjtë dhe rezultatet nuk janë gjithmonë të njëjta si te minjtë dhe të njerëzit”.
Theksojmë faktin se ky studim u krye mbi minj të cilët kishin probleme me kujtesën.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...