Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë për vitin akademik 2016/2017.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se konkursi do të jetë i hapur prej datës 05.09.2016 deri më datën 13.09.2016.
“Risi për këtë vit akademik është se studentët , të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta bëjnë përmes sistemit ONLINE, në adresat zyrtare të QS, web faqes www.qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar në Facebook “Qendra e Studentëve-Prishtinë”.Kjo do të krijojë kushte më të lehta për aplikim nga ana studentëve”, thuhet në njoftim.
Edhe në këtë vit, Qendra Studentore do të pranojë afër 3600 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.
“Mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs. Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi)”, thuhet në fund të njoftimit.
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku