Rritet për 98% numri i telefonave të infektuar

15:19 | 2 Shtator 2016
Arbresh Info

Sipas shifrave të fundit nga Nokia, infeksionet globale në telefona të mençur janë rritur për 98 për qind gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në krahasim me gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe si gjithmonë, Android është sistemi operativ më në shënjestër.

78 për qind e infeksioneve të telefonave të mençur kanë ardhur nga pajisjet mobile, ndërsa 22 për qind e infeksioneve vijnë nga lidhjet e krijuara me kompjuter përmes kabllove, shkruan portali arbresh.info.

Lojërat mobile vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i gjithë këtyre infeksioneve. Loja Pokemon GO ka qenë një shënjestër e famshme nga kriminelët kibernetik dhe prandaj kishte një ndikim të madh në këtë rritje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme