Këto pamje tmerruese kanë kapur momentin kur arkivoli i një 16-vjeçareje shtatzënë është hapur nga të afërmit, pasi i dashuri i saj kishte thënë se ka dëgjuar atë duke bërtitur nga përtej varri.
Neysi Perez ishte deklaruar e vdekur pasi kishte pësuar sulm në zemër nga të shtënat me armë që ndodhën në afërsi të shtëpisë së saj në Honduras, transmeton arbresh.info.
Por pasi miqtë dhe familjarët e përcollën për në banesën e fundit, i dashuri i saj Rudy David Gonzales insistoi që mund të dëgjonte zhurma që vinin nga varri.
I dashuri i alarmuar lajmëroi punëtorin e varrezave Jesus Villanueva, i cili tha se edhe ai mund të dëgjonte zhurmën.
Ata hapën varrin dhe nxorën arkivolin. Tentuan ta sillnin në jetë adoleshenten, por nuk arritën edhe pse e dërguan në spital.
Motra e Neysit, Gladys Gutierrez tha: “E lëviza atë, ajo pështyu ujë me gjak, nuk kishte erë të keqe dhe kishte temperaturë normale të trupit”, përcjell arbresh.info.
Mediat lokale sugjerojnë se Neysi mund të ketë pësuar një sulm katapleksie – një formë e rëndë e sulmit të panikut që shkaktohet nga stresi ekstrem, e cila çon në paralizë të muskujve dhe ndalje të përkohshme të të rrahurave të zemrës.
Neysi u varros edhe njëherë në varrin e saj të mëparshëm./arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...