Një artiste ka hedhur poshtë të gjitha idetë se të qenit nënë dëmton karrierën e një femre, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Hein Koh nga Brooklyni i New York-ut i është përgjigjur përmes Facebook-ut një artisteje jugosllave e quajtur Marina Abramovic e cila kishte thënë në një intervistë për gazetën gjermane Tagesspiegel se kishte abortuar tri herë për shkak se fëmijët do të dëmtonin karrierën e saj, transmeton arbresh.info.
Për të dëshmuar se kjo nuk është aspak e vërtetë, Hein ka shpërndarë një fotografi të vetës së saj duke qenë një nënë e devotshme dhe duke punuar njëkohësisht.
Në fotografi ajo shihet duke punuar në llaptopin e saj derisa në të njëjtën kohë ushqen me gji dy binjakët e saj Ami dhe Oni.
Fotografisë së bërë nga bashkëshorti i saj ajo i ka bashkëngjitur edhe një mesazh të fortë, ku thotë se të qenit nënë i ka përmirësuar karrierën./arbresh.info.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...