Është dashur ndihma e policisë në Australi për kapjen e një krokodili 4,33 metra të gjatë, të cilin pronarët e zonës ku ishte parë të lëvizte, nuk e neutralizonin dot të vetëm.
Policët, bashkë me rojet pyjore, përdorën një grackë në një pellg me ujë për të kufizuar lëvizjet e zvarranikut, e më pas ia lidhën nofullat me litarë dhe e tërhoqën më pas krijesën e përbindshme në tokë, ku përdorën ngjitësin për të mos e lejuar të hapte gojën e të kafshonte.
Kapja e krokodilëve nuk është diçka e pazakonte, por përballja me një reptil të tillë kaq të madh në një ambient të kufizuar, nuk është aspak një detyrë e lehtë.
Zvarraniku u dërgua në një fermë lokale krokodilësh ku do të bëhet vlerësimi i gjendjes së tij. Nëse do të konsiderohet e përshtatshme, ai mund të përdoret në një program mbarështimi.
Autoritetet në territoret veriore i kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të bëjnë kujdes kur udhëtojnë, peshkojnë apo notojnë në lumenjtë e lundrueshëm të zonës./tch
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...