Mësuesja belge, Aveline Gregoire pati një ide të ngjashme me lojën Pokemon, por shumë më edukative. Ajo krijoi online lojën “Book hunters”. Të gjithë lojtarët bëjnë foto të librave dhe më pas i fshehin ata ndërkohë që të tjerët duhet t’i gjejnë. Gregoire u shpreh për Reuters: “Tek po rregulloja bibliotekën time, kuptova se nuk kisha më hapësirë për libra ndaj vendosa t’i fsheh ata në natyrë dhe të tjerët të mund t’i gjenin.”
Loja ka mijëra përdorues në Belgjikë, po lajmi i mirë është se mësuesja që e krijoi po mendon ta kthejë atë në një app, duke konkurruar kështu drejtpërdrejtë lojën Pokemon. Do ishte mjaft bukur sikur të arrinte deri në vendin tonë, apo jo?
Burimi: Botimet Living
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...