Vazhdon
Pjesën e parë mund ta lexoni këtu
Me gjithë represionin,maltretimet e dhunën e pa parë Kosovarët qëndruan stoikisht ne mbrojtje të pragut të shtëpisë. Por dëshira për të qenë i lirë në truallin e vetë nuk qetësohej me vendime e ndryshime kushtetuese.Ato vetëm sa e shtonin dashurinë për atdhe dhe mobilizimin,sikurse edhe shtrëngonte edhe më tej trysninë për ti mbajtur nën sundim. Lëvizjet e historianëve dhe intelektualëve apo edhe të njerëzve të ilegales, për Kosovën-Republikë ose për bashkim me Shqipërinë, reflektonin në diasporë, qoftë përmes komunikimeve, qoftë edhe përmes arritjes së ndonjërit nga anëtarët e organizatave, që i kishte shpëtuar burgut apo ishte arratisur.Më 1 mars 1989 Serbia i kreu përgatitjet e fundit për ta sjellë në Kosovë një gjendje të jashtëzakonshme, me të cilën imponoheshin ndryshimet kushtetuese.
Kërkesa Kosova-Republikë
Në vitin 1968, për herë të parë në mendimin politik të disa intelektualëve dhe veprimtarëve politikë, do të zë vend ideja e Kosovës-Republikë, në kuadrin e federatës jugosllave.Ku manifestoheshin demonstrata të cilat edhe i’u kushtuan shqiptarëve me burgime e humbje jetësh.Mirëpo kjo ndjenjë e lirisë mbijetoi e nuk u shua asnjëherë. “Në pranverën e vitit 1981, rinia e Kosovës, por edhe mbarë populli i saj, në demonstrata paqësore të organizuara në Prishtinë dhe në qendrat tjera, kërkonin avancimin e statusit juridiko-kushtetues të Kosovës në shkallë të Republikës.” Në vitin 1991 partitë politike kosovare, të tubuara në Këshillin Koordinues, i intensifikuan përpjekjet për krijimin e një mendësie të re politike, të shkëputjes dhe mosbindjes ndaj institucioneve të shtetit, tashmë të uzurpuara nga serbët.”
Autoktonët duke shprehur pakënaqësitë, demonstronin dhe, në mars-prill të vitit 1981, këto demonstrime u zgjeruan me të madhe, ku merrnin pjesë studentë, nxënës, punëtorë e masa popullore, jo vetëm në kryeqendrën Prishtinë, por edhe nëpër të gjitha qytetet tjera. Këto revolta popullore u pasuan me arrestime, dhunë, përndjekje e maltretime, largim nga puna, e sidomos nga skena politike, të atyre shqiptarëve që tentonin rezistencën. Ngjarjet e vitit 1981, demonstratat e studentëve në Prishtinë, me kërkesën “Kosova-Republikë”, si dhe ngjarjet e tjera politike”, Këto lëvizje sollën ndryshime, pas të cilave u rëndua edhe më tej situata.Duke tentuar të mbajnë nën okupim udhëheqësia planifikonte e aprovonte vendime zyrtare. Më 23 shkurt 1989, në Kuvendin e Serbisë u miratuan 40 projekt-amendamente serbe, midis të cilave edhe Amendamenti 47. Ai parashihte ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë pa miratimin e atëherë krahinave autonome (Kosovës dhe Vojvodinës).
Nuk mundë të mbahet një popull me burgje
Suprimimi i autonomisë dhe rrënimi i të gjitha institucioneve politike e administrative, sociale e kulturore, paraqitnin qartë okupimin. Masat e dhunshme të administratës shtetërore serbe shkonin përtej çdo limiti demokratik. Ato punonin institucionalisht për zhdukjen e elementit shqiptar në trojet e Kosovës. ”Duke ndërruar emërtimet e institucioneve dhe të rrugëve, duke ndaluar botimet dhe duke imponuar gjuhën serbe, jeta u bë e padurueshme për shqiptarët.”
Populli është sikurse uji, edhe po ti nxinte një shteg ai gjen mënyrat e depërtimit.Kështu është edhe dëshira për liri e cila gjithësesi gjenë vrimat e aktivitetit.Përpos vështirësive për organizime të qëndresës, edhe shpërnguljet nëpër Europë e Amerikë krijoni celulat e rezistencës të cilat edhe ashtu kishin gjurmët e tyre .
Nga ana tjetër Serbia me qëllim të kolonizimit ishin sjellë refugjatë serbë, të cilët u vendosën nëpër shkolla, konvikte, çerdhe e jetimore, prej nga ishin nxjerrë me dhunë shqiptarët. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë projektonte plane dhe strategji të tjera për asimilimin e shqiptarëve, deri në zhdukjen totale. Në vitet 1995-96’, burgjet ishin mbushur me elitën kosovare, të kryesuar nga Prof. Ukshin Hoti, dhe anëtarët e Kuvendit të Kosovës. Por edhe lëvizjet serioze e radikale për liri kishin filluar të duken në terren si edhe mendimi për përgatitje nga diaspora.
(Jusuf Buxhovi, Kosova, III,Prishtinë, 2012, fq. 433
Prof. Dr. Agim Vinca, Bashkimi i shqiptarëve, Art.i cituarfq. 13
Ibrahim Gashi, Kosova – Rruga tek pavarsia,Prishtinë, 2010, fq. 14
Historia e Popullit Shqiptar, IV,E cituar fq. 368)
Gjendja e jashtëzakonshme
Me riokupimin nga forcat e shumta paramilitare e militare serbe, nga viti 1990 maltretoheshin shqiptarët në çdo mënyrë e formë të mundshme. Kështu që, fundi i viteve të ’90-ta ishte tronditje që nga themelet. Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave, i vitit 1986 dhe plani famëkeq “Patkoi”, i hartuar nga kancelaria e regjimit diktatorial serb, me në krye Sllobodan Millosheviqin, u zbuluan dhe publikuan më 7 shkurt 1999, nga Rudolf Scharping.
Më 25 shkurt 1989, Kryesia e Jugosllavisë kumtoi shtimin e forcave policore të sigurimit në Kosovë, dhe pas dërgimit të forcave shtesë, atyre ushtarake-policore, me tanke e avionë, më 1 mars, në Kosovë u vendos gjendja e jashtëzakonshme.
(Historia e Popullit Shqiptar, IV, fq. 382
Noel Malkom, Kosova – një histori e shkurtër, Prishtinë, 2000, fq. 503
Prof. Dr. Agim Vinca, Bashkimi i shqiptarëve në një shtet, Në: KOMBI-Rrugët e bashkimit kombëtar, New York,1997.fq. 9)
Vijon …
Përgatitit: Ma.Sc. Refik Gërbeshi
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...