Emma Morano nga Italia, cilësohet si gruaja më e vjetër në botë dhe sipas saj arsyeja për jetëgjatësinë e saj është që përfundoi një martesë të palumtur.
Së fundmi është cilësuar si personi më i vjetër në botë pasi ajo ka 116 vjet e gjysmë, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka lindur në vitin 1899, dhe besohet që është i vetmi njeri gjallë që ka lindur në shekullin e XIX.
Duke folur për New York Times në vitin 2015, ajo ka thënë se beson se shkaku i jetëgjatësisësë së saj janë tri vezë për çdo ditë si dhe statusi i saj prej beqareje.
Ndonëse ajo ka thënë se ka pasur shumë oferta për martesë,pasi u divorcua në vitin 1938 por nuk u martua prapë pasi nuk dëshironte të dominohej nga askush.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...