Google ADS

Sonte nis festivali “Zambaku i Prizrenit”

09:02 | 31 Gusht 2016
Arbresh.info

Sonte në Prizren do të nis festivali “Zambaku i Prizrenit”, me ç’rast duke filluar nga ora 20:00, do të këndohen 14 këngë, të përcjella nga orkestra.

Në një njoftim për media, thuhet se kënga “Nuk jam shpirti yt” që do të këndohet nga Xhevat Kelmendi, sonte në orën 20:00, në kopshtin e Kino Lumëbardhit  do ta hap perden e edicionit të 28 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare, i cili me edicionet para këtij është vënë në dilemën “të jesh apo të mos jesh”.

“Orkestra në përbërjen e së cilës janë instrumentistë të dëshmuar në një kohë prej vetëm pesë ditësh, nën përkujdesjen e kompozitorit Tomor Berisha, ka bërë përgatitjet maksimale të mundshme që Prizrenit  t’i kthehet “Zambaku i Prizrenit” me vlerat e dëshiruara. Festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit” është i vetmi festival i kësaj natyre, që synon ruajtjen e vlerës dhe promovimin e kompozitorëve dhe këngëtarëve”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se juria, emrat e së cilës do të bëhen publike vetëm pas fillimit të festivalit do t’i ndaj tri shpërblime.

“Kënga  të cilës do t’i ndahet vendi i parë nga juria, përveç  “Zambakut të Argjend” që i takon kompozitorit  do të shpërblehet me shumën prej 500 Euro, vendin i dytë, do të shpërblehet me shumë prej 300 Euro dhe vendi i tretë do të shpërblehet me shumën prej 200 Euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku përveç me “Mikrofonin e  Artë” i takon këngëtarit, do të shpërblehet edhe  prej 300 Euro. , Shpërblimet në para në mënyrë të barabartë i takojnë këngëtarit dhe kompozitorit të këngëve fituese”, thuhet më tej në njoftim, transmeton KosovaPress.

Live në kopshtin e Kino Lumëbardhit do të paraqitjen me këtë renditje këto këngë:

1, “Nuk jam shpirti yt”. Kompozim i Memli Kelmendit e këndon Xhevat Kelmendi.

2.  “Flokëzeza”. Kompozim i Irfan Blakqorit e këndon Irfan Blakqori .

3. “Kënga e zemrës”. Kompozim i Veton Perrollit, e këndon dueti Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi;

4.  “Me trille t’ambla ma more zemrën” kompozim i Zyhni Beqirajt  e këndon Olta Juba;

5.  “Sa të kam dashtë”. Kompozim i Nexhat Maculës  e këndon  Albulena Jashari.

6.   “Sen Oldun”. Kompozim i Hisein Kazaz e këndon Tolga Kazaz.

7.   “Miris belog Zambaka”. Kompozuar nga Shefqet Hoxha  e këndon Shaqir Ahmeti”

8.  “O po qan Lulja”, kompozuar nga  Ylli Kalaja, këndohet nga Rakipe Karaj;

9.  “Malli im”. Kompozim i Isa Jakupit, këndohet nga Ylberina Avdyli

10. “Lem  ta puth nishanin” kompozim i Ylli Ramzotit, këndohet nga Ilsi Ademi.

11.  “I vetmuar jam”. Kompozim i Arsim Kryeziut, këndohet nga Andi Qerreti.

12. “Vera e hidhur”.  Kompozim i Edon Ramadanit këndohet nga Denik Prizreni.

13.  “Sa të dua o Prizren”. Kompozim i Tomor Berishës,  këndohet nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata;

14 “ Do t’ këndojmë e do t’ këndojmë”. E ka kompozuar dhe e këndon  Artan Bakija.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme