Ish-studentja e Universitetit të Prizrenit Y.H, e cila ka kryer studimet në drejtimin Gjuhë dhe letërsi angleze, ka marrë vesh se drejtimi i saj ka qenë i paakredituar tek atëherë kur ka dashur të aplikojë për studime master jashtë vendit.
Ajo i ka thënë gazetës “Zëri” se një gjë të tillë e ka kuptuar nga Ministria e Arsimit, një vit pasi ka kryer studimet në nivelin bachelor, të cilat i kanë zgjatur katër vjet. Megjithëkëtë, askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë çështje.
“Pas një vit diplomimi, unë dhe një kolege imja kemi shkuar në MASHT në Prishtinë për ta marrë një vulë nga ana e tyre, sepse na duhej për studime jashtë vendit. Mirëpo, në Ministri na kanë thënë që nuk munden sepse drejtimi ynë nuk paska qenë i akredituar dhe që diplomat tona nuk paskan vlerë. Vetëm kaq, asnjë sqarim tjetër”, është shprehur Y.H.
Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...