Një histori mbresëlënëse vjen nga Tailanda, ku një i pastrehë ka gjetur një portofol me para. Historia që ka bërë xhiron e rrjetit ka për protagonist një 44-vjeçar me emrin Uaralop. Ndërsa endej në rrugët e Bankokut, ai ka gjetur një portofol me 20 mijë baht (afërsisht 500 euro) dhe disa karta krediti.
Pavarësisht se kishte nevojë për para, ai nuk është menduar dy herë por e ka dorëzuar portofolin në stacionin më të afërt të policisë. Portofoli i është kthyer menjëherë të zotit, një biznesmen, i cili ka vendosur ta shpërblejë ndershmërinë e burrit të varfër. I prekur nga gjesti i të pastrehut, ai i ka ofruar një punë dhe një apartament në dispozicion për muajt e parë. Tashmë, Uaralop ka një punë dhe një strehë mbi kokë. Ky është një nga ato rastet kur të qenit i ndershëm vlerësohet./shekulli.al
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?