Google ADS

Ngecë në tualet duke shpëtuar telefonin

16:34 | 27 Gusht 2016
Arbresh.info

Vetë fakti kur telefoni bie në tualet mund të jetë i bezdisshëm, por ta gjesh veten të ngecur brenda guacës, sikurse i ka ndodhur një norvegjezi, i çon gjërat në një nivel krejtësisht tjetër.

Pasi një miku të tij i ra telefoni në një tualet publik në qytetin norvegjez Drammen, Cato Berntsen doli vullnetar për ta marrë, transmeton arbresh.info. Një vepër me të vërtetë heroike.

20-vjeçari, i cili ishte i hollë mjaftueshëm për të hyrë në guacën e tualetit, shumë shpejt e gjeti veten me prapnicë në kanalizim.

Larsen nuk ishte në dijeni që kazani zbrazej vetëm një herë në vit. Shërbimet e zjarrit më vonë konfirmuan që “ishte goxha e mbushur aty poshtë”.

Larsen e kuptoi se edhe pse ishte i hollë të hynte, nuk do të mund bënte aq lehtë kthimin prapa, përcjell arbresh.info.

Pasi kaloi një orë duke mos qenë në gjendje të dilet, miqtë e tij lajmëruan brigadën e zjarrfikësve, të cilët thanë për AFP që ky lloj “shpëtimi” ishte i pari për ta.

Larsen pasi u nxor jashtë u dërgua në spital për lëndime të vogla dhe iu nënshtrua trajtimit me antibiotik.

Dhe natyrisht bëri dush./arbresh.info

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme