Google ADS

Policia ia merr adoleshentit super makinën, ja çfarë bën ai

09:38 | 27 Gusht 2016
M. A.

Një adoleshenti miliarder në Londër, dy javë më parë policia i konfiskoi super makinën e tij Maserati për shkak se nuk kishte sigurim për automjetin. Por, Hamza Sheikh nuk e ka aspak problem këtë fakt, pasi ai mburret se ka një tjetër makinë luksoze me të cilën mund të lëvizë. 19-vjeçari zotëron edhe një Rolls Royce dhe konfiskimi i makinës së parë nuk e ka mërzitur aspak pakistanezin.

Ai në fakt ka një flotë të makina luksoze me vlerë më shumë se 1 milionë Pound.

Miliarderi pagoi 500 Pound për të marrë mbrapsht Maseratij e tij, por duhet që të paguajë edhe një minimum gjobe të paktën 300 Pound pasi humbi 6 pikë nga patenta e tij.

Sipas shpjegimit që ka dhënë përse Maserati i tij është o lyer ngjyrë ari, kjo për shkak se është fëmija i artë i familjes së tij./syri/

main-roller_1472281162-3509477 the-new-rolls-royce-the-wraith_1472281164-2632530

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme