Ku po gabon Franca me ndalimin e burkinit?!

15:50 | 26 Gusht 2016
Arbresh.info

Nga: Frida Ghitis

Ndonjëherë një kostum banje është vetëm një kostum banje. Por, sot është ndryshe. Europianët, myslimanët, të krishterët, ateistët dhe të tjerët janë duke u treguar të ashpër ne debatin mbi atë se çfarë duhet të veshin gratë në plazh.

Kjo do të duhej të ishte një çështje e parëndësishme, por ja që sot ka marrë dimension tjetër.

Shumë qytete franceze, së bashku me disa qytete tjeta europiane, kanë ndaluar veshjen e ashtuquajtur ‘burkini’, një kostum banje i projektuar për gratë myslimane.

Me këtë veprim, autoritetet franceze kanë për qëllim të mbrojnë liritë e grave, por ngjan sikur atë e kanë humbur disa milje larg.

Të bëhemi të qartë këtu në lidhje me dy pika:

Së pari gratë duhet të lejohen të veshin çfarë të duan. Vendimi nuk duhet të merret nga burrat, policia apo edhe nga shoqëria në përgjithësi. Dhe kjo duhet të jetë një rast për të gjitha gratë, pavarësisht se ku jetojnë ato, në Arabinë Saudite, Egjipt, Iran apo në Francë.

Së dyti, vendet ku gratë përballen me kufizime në shprehjen themelore të dinjitetit njerëzor, ose kufizohen mbi të drejtën e rroba që duhet të veshin, nuk ka se si një vend i tillë të jetë Franca ose ndonjë vend tjetër në Europën Perëndimore. Një gjë e tillë ndodh në vendet e sunduara nga regjimet teokratike, në vendet e tilla si Arabia Saudite dhe Irani, në vendet e kontrolluara nga të ashtuquajturit Shtet Islamik apo ISIS.

Pra, është një absurditet për të cilën ne po dikutojmë, për shkeljen e kësaj të drejte në Francë, në një nga vendet me liberale në planet.

Në të vërtetë ndalimi i burkinit është një fitore për myslimanët dhe pikërisht për myslimanët që duan të kufizojnë liritë e grave. Dhe pikërisht kjo çështje ka vendosur në diskutim fuqizimin e grave.

Tashmë është e lehtë të imagjinohet se si propaganda e ISIS-it do të vazhdojë të publikoje imazhin që tashmë është bërë hit në mediat sociale…nje gura në Nice, e rrethuar nga policë meshkuj që kërkojnë nga ajo të zhvesh burkinit.

Fotografia, ligji dhe vendimi u japin pikë islamistëve të cilët pretendojnë se çlirimi i grave në Perëndimin është gjë e ligë.

Ndërkohë, rregullat e reja në mënyrë të pashmangshme do të prodhojnë të kundërtën e synimit. Kjo rregull do t’i jep rëndësi veshjes më shumë sesa një deklaratë politike. Në vend se të inkurajojë liberalizmin dhe integrimin, ky vendim do të krijojë armiqësi të reja.

Francezët, sikurse edhe shoqëritë tjera liberale europiane, duan të parandalojnë komunitetin mysliman për ta ndryshuar karakterin e vendit të tyre dhe kjo është një shqetësim legjitim. Por, mënyra është gabuar. Fundja edhe vendet europianë kanë luftuar dhe kanë dergjur gjak për lirinë që gëzojnë sot.

Por, nëse ata duan ligje dhe përfshirjen e policisë për të mbrojtur lirinë e tyre, atëherë ata duhet të vendosin edhe ligje që për secilin që e detyron dikë të vesh ndonjë gjë jashtë vullnetit të saj. Nëse një e rritur dëshiron të veshë burkini në një plazh në Francë, atëherë ajo duhet të lejohet të bëjë një gjë të tillë.

Ligji duhet të ndalojë burrat që detyrojnë gratë të veshin niqab dhe burka. Kur është fjala te veshja niqab, besoj se qeveria ka të drejtë të bëjë kërkesë legjitime për sigurinë e individëve që në vendet publike t’i kenë të identifikueshme fytyrat.

Përtej shqetësimit të sigurisë, niqab dhe burka janë çnjerëzore. Këto lloj veshje u heqin grave identitetin e tyre. Burka e zakonshme në Afganistan është gjithashtu e rëndë dhe jopraktike, duke e bërë atë një veshje edhe më të vështirë.

E drejta e grave për të veshur rroba të rehatshme është zgjidhje e tyre dhe sipas mendimit tim një e drejtë themelore. Megjithatë, kjo e drejtë është duke shkelur çdo ditë në shumë vende.

Miliona gra nëpër botë janë të kufizuara mbi veshjen e tyre. Dhe përderisa feja Islame dikton gratë që të vishen me modesti, përkufizimi i modestisë në këtë rast është vetëm një e thënë. Plus që interpretues të këtij përkufizimi janë meshkujt.

Në Arabinë Saudite, gratë janë të detyruara të mbulohen me veshje të errta dhe veshja e tyre duhet të jetë sa më e lirshme. Gratë saudite shpesh herë vishen bukur, me stil, por në publik ato janë të detyruara të mbulohen.

Në Iran, gratë bëhen irrituese sepse u kërkohet që të mbajnë flokët e lidhur, të mbuluar dhe të veshin disa lloj pallto ose manteli që mbulon trupin.

Në të dy vendet, policia fetare mbron ‘të drejtat e tyre’, që në botën moderne konsiderohet si fyrje për gratë.

Në territoret e kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik, gratë dënohen nëse veshin veshjen e gabuar. Ato janë të detyruara të veshin një veshje me mbulesë të dyfishtë, të mbulojnë tërë trupin, madje të vendosin edhe dorëza.

Dhe e imagjinoni dot, në të gjitha këto vende temperaturat gjatë veres janë shumë të larta.

Në shumë vende kur ligji nuk krijon kufizime formale, presionet shoqërore kanë të njejtin efekt. Për shembull në Egjipt, presionet sociale kanë bërë shumë që të përhapet hixhabi. Por, një gjë e tillë nuk ka qenë e mjatueshme për të parandaluar epideminë e ngacmimit seksual.

Një hulumtim i KB-së në vitin 2013 erdhi në përfundim se 99% e grave në Egjipt kanë qenë viktima të ngacmimit seksual dhe ky raport kishte të bënte me gratë që vishnin niqab.

E gjithë kjo sugjeron se në qoftëse francezët duan të bëjnë shumë mbi lirinë e gruas nga shtypja e veshjes së kufizuar, atëherë ata duhet të promovojnë lirinë. Ata duhet të promovojnë lirinë mbi gratë që duan të veshin atë që duan. Kjo jo vetëm që do të dërgonte një sinjal mbështetës për gratë që jetojnë në vendet ku ato përjetojnë shtypjen e madhe dhe të ashpër, por do të thotë që të shohim edhe më pak burkini nëpër plazhet e Europës…pikërisht për arsyen e duhur, sepse njerëzit do të ndjehen të lirë të zgjedhin veshjen që duan.

Përktheu: Koalb.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme