Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, i regjisores More Raça, do ta ketë premierën botërore në edicionin e 24-të festivalit, Raindance Film Festival në konkurrencën zyrtare.
Në një njoftim për media, është bërë e ditur se ky festival, në të cilin është pranuar filmi “Home”, do të mbahet nga 21 shtator deri me 2 tetor 2016 në Londër.
“Raindance Film Festival është festival i kategorisë ‘A’ dhe një nga festivalet më të mëdha në Evropë. Këtë vit kanë konkurruar mbi 6000 filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë. Festivali Raindance është zyrtarisht i njohur nga Academy of Motion Picture Arts and Science dhe nga British Academy of Film and Television. Filmat e shkurtër të zgjedhur nga juria e festivalit do të kualifikohen për nominim për Oscar® dhe Bafta”, thuhet në njoftim.
Nga njoftimi, bëhet e ditur se Filmi ‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.
“Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.‘Home’ është prodhim i shtëpisë filmike ‘Arena’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...