Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, që do të mbahet prej 2 deri më 4 shtator, në Rahovec do të promovohet opusi letrar i Agim Vincës.
Referues në këtë promovim do të jenë: Sali Bytyqi dhe Bedri Zyberaj, kurse mbrëmja do të moderohet nga Yllza Pista.
Kantautori nga Peja, Dren Loxha do të interpretojë këngë të veta ndërsa, pas promovimit vazhdon leximi i poezive nga poetët mysafirë të Festivalit: Heike Fiedler (Zvicër), Keijiro Suga (Japoni), Besa Hoxha Beqiri (Kosovë), Les Wicks (Australi), Juri Talvet (Estoni), Metin Cengiz (Turqi), Rolf Doppenberg (Gjermani/ Zvicër), Moaen Shalabia (Izrael), Olimbi Velaj (Shqipëri). Promovimi është në orën 15.00 në Restaurant TOSCA në Rahovec.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...