Nga: Refik Gërbeshi
Ashtu sikurse në çdo etapë historike , edhe në historinë moderne të Kosovës kemi figura ndërkombëtare që dhanë kontributin e tyre për çështjen tonë.
Nga Norvegjia e largët kemi disa nga kontributdhënësit jo vetëm nga shqiptarët që e kishin obligim, por edhe nga vetë miqtë Norvegjez, të cilët nuk duhet harruar por edhe duhet tu ipet vendi dhe mirënjohja e merituar . E tillë ishte një Edith Turham bashkëkohorë – Znj.Berit Backer. Kontributi i së cilës duhet të ndriçohet së bashku me vdekjen e sajë tragjike.
Shqiptarët bënin aktivitetet e tyre për të argumentuar të drejtën e vetëvendosjes dhe jetës në trojet e tyre etnike por persona nga ndërkombëtarët padyshim se luanin rol kyç për t’u mundësuar depërtimin dhe lobimin e duhur për çështjen kombëtare, sidomos argumentimin për padrejtësitë, dhunën, e gjenocidin i cili bëhej ndaj popullatës shqiptare në tokat e tyre autoktone. Ky gjenocid ishte i mbuluar me propagandën serbo sllave duke poseduar institucionet e trashëguara nga Jugosllavia e shpërbërë si edhe mediat.
Diaspora intelektuale shqiptare së bashku me integrimet ne vendet ku ishin, bënin aktivitete vetëmohuese për të ndriçuar të vërtetën. Lideri LPK-së në Norvegji Nufri Lekaj përkujton se lobimi për çështjen shqiptare dhe mundësia e promovimit të figurave në Norvegji kishte vështirësi te mëdha ngase lidhja tradicionale me Serbinë ishte e vjetër dhe e fuqishme. Por falë aktivitetit të tyre dhe kontaktit me znj Backer rrugët ishin më te lehta. Kështu z.Leka së bashku me znj Berit kishin rrolin kryesorë për të organizuar një grup të ekspertëve të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit dhe Helsinki Watch – Amerikan, për të vëzhguar situatën e Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë.
Qëndrimi me shqiptarët,bashkëpunimet e ndryshme e gjejnë znj.Berit edhe si pjesë e Këshillit të Lëvizjes Popullore të Kosovës dega e së cilës vepronte fuqishem në Norvegji. Sidomos nga viti 1987, kur ideologu e patrioti shqiptarë Nufri Lekaj ishte angazhuar në këtë pjesë të diasporës shqiptare e cila këndej gjende hapësirën e veprimit patriotikë.
Znj. Berit Backer, është ndër personalitetet më te dalluara dhe të respektuara të veprimtarisë ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, por jo vetëm kaq Ajo ishte ndër figurat ndërkombëtare që kuptoi, dhe ndihmoi shqiptarët. E inkuadruar në kuadër të Procesit të Helsinkit, që nga vitet 1970 -të, ka dhënë një kontribut të veçantë për promovimin dhe lobimin e çështjes shqiptare.
Me kohë ajo kishte studiuar kulturën shqiptare dhe bujaria, respekti dhe gjendja nën thundrat e të huajave kishin prekur ndjenjën humane të cilën e kishte thelë në shpirtin e sajë jo vetëm personalë pore dhe kombëtarë. Kam pas fatin të takoj disa nga bashkëkombësit e sajë dhe ndjenjën e dhembshurisë e humanitetit e kanë të zhvilluar ky popull.
Ajo ishte aktiviste e rrallë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, dhe kontributi i sajë duhet të studiohet, publikohet e gjithsesi edhe të nderohet.
Zotri Lekaj ne një rastë ishte shprehur :“Znj. Backer, në cilësinë e koordinatores në mes Grupit të Ballkanit të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, Ishte një institucion në vete, më shumë se një ambasadore e shqiptarëve në shtetet perëndimore”. LPK dhe Zonja Berit kontribuuan fillimisht për promovimin e politikës paqësore të Kosovës me rastin e vizitës së Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, që ishte delegacioni i parë i përfaqësuesve politikë nga Kosova në botën perëndimore. Duke filluar nga kryeqyteti Norvegjez Osloja dhe me insitimin dhe nëpërmjet z.Berit edhe me gjerë në Eurpoë.
Bashkëpunimi me z.Adem Demaçi, dhe aktiviteti i tyre i përbashkët kishte kontributin e pamohueshëm për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, në Kosovë. Por Znj.Backer pati ndikimin të rëndësishëm, për kyçjen e drejtpërdrejtë dhe për promovimin e idesë së Adem Demaçit në kuadër të Procesit të Helsinkit për të drejtat dhe Liritë e Njeriut që ishte një ndërlidhje e fuqishme mesë këtij komuniteti dhe KLMDNJK
znj. Backer kishte kontakte me populin e Kosovës me shumë figura të njohura të cilat tashmë janë ngritur në historinë moderne të Kosovës si me: Fehmi Aganin, Ukshin Hotin, Ibrahim Kelmendin, Gazmend Pulen, Xhavit Halitin etj. Këto kontakte më shqiptarët dhe kontirbute për paraqitjen reale të gjendjes në terren tentuan t’i pengojnë armiqtë duke ndaluar hyrjen e sajë jo vetëm në Jugoslavi me 1989 por edhe në Shqipëri.
Vdekja e sajë misterioze (Fatkeqësisht nga shqipfolës) duhet të ndriçohet por edhe aktiviteti i sajë për Republikën e Kosovës duhet të çmohet e dekorohet nga Shteti.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...