Sot do të shpërblehen tatimpaguesit e vitit, për vitin 2015.
Në një njoftim për media, thuhet se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Dogana e Kosovës, organizojnë ceremoninë tradicionale të shpërblimit të tatimpaguesve të vitit, për vitin 2015.
“Qëllimi i këtij organizimi është që të shpërblehen kontribuuesit më të mëdhenj të Buxhetit të Kosovës dhe njëkohësisht të shërbejnë si shembuj për të gjithë tatimpaguesit e tjerë. Ngjarja do të shërbejë edhe si mundësi për të diskutuar mbi sfidat e natyrës fiskale me të cilat përballet sektori privat”, thuhet në njoftim.
Ngjarja do të mbahet sot, duke filluar në orën 11:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...