Vepra e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, premierë në shenjtërimin e Nënës Terezë

21:41 | 22 Gusht 2016
Arbresh.info

Vepra e kompozitorit kosovar Kreshnik Aliçkaj, është njëra nga veprat Premierë që do të interpretohet më 3 shtator 2016 në Vatikan në shenjtërimin e Nënës Terezë.

“Kjo vepër është shkruar enkas për këtë ngjarje dhe është porositur nga dirigjenti i mirënjohur Bujar Llapaj i cili po ashtu do të dirigjon këtë vepër. Vepra është e shkruar për soprano, lahutë, kor dhe orkestër simfonik. Ndihem shumë i nderuar që më kanë ftuar të jem pjesë e këtij koncerti, dhe që do jem në mesin e shumë artistëve dhe personaliteteve të njohura mbarë shqiptare”, tha Aliçkaj, thuhet në njoftim.

Vepra do të interpretohet nga Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës. Solist do të jenë Elbenita Kajtazi, soprano dhe Sherif Kurti, lahutë, ndërsa teksti është shkruar nga Remzi Limani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme