Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar, Anibar mbajti ceremoninë e mbylljes së festivalit të dielën mbrëma, në të cilën u shpallen edhe filmat fitues.
Në një njoftim për media, thuhet se dy juritë e Anibar punuan gjatë 6 ditëve duke vlerësuar filmat e ndarë në 6 kategori.
Grand Jury ka qenë e përbërë nga Mihai Mitrica, Tomek Ducki, Anna Ida Orosz, Jean-Luc Slock, dhe Jiri Nedela. Kurse juria e studentëve ka qenë e përbërë nga artistë kosovarë, të cilët kanë punuar nën drejtimin e Igor Prassel, profesor i animacionit nga Slovenia. Antarët e jurisë së studentëve ishin: Arvan Berisha, Urtina Hoxha, Drita Nokaj, Jehona Berisha, dhe Gezim Ramizi.
Ja titujt e filmave fitues dhe të regjisorëve:
Filmi më i mirë ndërkombëtar: A Coat Made Dark – Irlandë Regjia: Jack O’shea
Filmi më i mirë Balkanik: Of Slaves and Robots – Serbi Regjia: Miloc Tomic
Filmi më i mirë në kategorinë e studentëve: Sea Child – Mbretëria e Bashkuar Regjia: Minha Kim
Filmi më i mirë në kategorinë e ambientit: October 2050 – Ceki Regjia: Alzbeta Gobelova
Videoklipi i animuar muzikor: Quack Fat – Opiuo – Australi Regjia: Jonathan Chong
Çmimi i publikut: He who has two souls – France Regjia: Fabrice Luang-Vija
Juritë gjithashtu kanë vendosur për të shpërndarë certifikata meritore për disa filma që kanë qenë në rrethin e ngushtë për vend të parë.
Kategoria Ndërkombëtare: Shell All – France Regjia: Zaver Najjar
Kategoria e studentëve: Velodrool– Estoni (Regjia: Sander Joon)
The More I know – Ceki (Regji: Marek Naprstek) RRRING RRRING – Gjermani (Regjia: Thomas Kneffel) D 729 – Belgjikë (Regjia: Levi Stoops) Ivan’s Need – Zvicër (Regjia: Veronika L. Montanom Manuela Leuenberger, Lukas Suter)
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur