Autoritetet kineze ushtrojnë një kontroll të rreptë të internetit, kontroll që duan ta shtrijnë tashmë edhe në fushën e transmetimit të drejtpërdrejtë.
Rregullatori i internetit u ka kërkuar të gjitha faqeve që ofrojnë këtë shërbim të dhënat të sakta të përdoruesve dhe të kontrollojnë përmbajtjen gjatë gjithë kohës.
Rregullorja e re synon që të vendosë kontroll mbi videot e cilësuara se “të padenja” nga morali i shoqërisë dhe ligjet vendase.
Në Kinë janë afërsisht 80 platforma që ofrojnë këtë shërbim, që është i përhapur në masë mes të rinjve vendas.
Në muajin prill të këtij viti, Ministria e Kulturës bëri publik një hetim mbi faqet më të mëdha që ofronin shërbimin “live stream”. Nga ky hetim ajo tha se u gjetën materiale me përmbajtje pornografike dhe dhune që dëmtojnë moralin e shoqërisë kineze.
Katër janë faqet që mbizotërojnë në këtë treg në Kinë. Bilibili, YY, Inke dhe Douyu, që tërheqin me miliona përdorues në ditë./tch
Pacolli: Një politikan nga Kosova i paska thënë një kryedipl...
Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Vullin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosov...
Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brie...
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është...
Policia shpall në kërkim një të dyshuar për rrëmbim