Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë

07:31 | 20 Gusht 2016
Arbresh.info

Shtëpia më e shtrenjtë në botë ka dalë në shitje dhe kushdo mund ta blejë atë…. nëse ka 1 miliard euro.

Bëhet fjalë për vilën e ndërtuar nga Mbreti Leopold II i Belgjikës. E ndodhur në brigjet e Nisës, nga ajo mund të shijosh ajkën e klimës së Mesdheut, por nuk është vetëm klima që shitet për 1 miliardë euro.

Vila ka 10 dhoma gjumi, disa pishina, njëra prej të cilave me përmasa olimpike dhe 15 hektarë pemë e bimë të të gjitha llojeve që e rrethojnë.

Veç këtyre janë edhe 6 hektarë të tjerë kopësht, për të siguruar fruta dhe perime të freskëta.

E njohur si “Le Cedres”, prona është e Suzanne Marnier-Lapostelle, e dinastisë së pijëve alkoolike “Grand Marnier”. Kjo e fundit u ble nga kompania prodhuese tjetër e pijeve, “Campari”, që bashkë me këtë fitoi në muajin mars edhe pronësinë e vilës, që tashmë e ka nxjerrë në shitje.

Zona ku ndodhet vila konsiderohet si e dyta më e shtrenjtë në botë pas Monakos, po në Francë.

1471629597_vila1 1471629601_vila2 1471629619_vila3 1471629626_vila4 1471629631_vila5 1471629647_vila6 1471629666_vila8 1471629679_vila9 1471629707_vila11 1471629712_leopoldi

1471629740_leopold2

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme