Gjendet në Greqi dhe është më e vjetra në Europë. Quhet Adonis, një pishë me moshë 1075- vjeçare dhe është zbuluar në malet Pindos nga një grup shkencëtarësh gjermanë, amerikanë dhe suedezë.
Kjo pishë ka mbirë në kohën e Perandorisë Bizantine dhe ka “parë” historinë ti kalojë përpara.
Falë rrathëve në trungun e saj mund të mësohet më shumë për evolucionin e klimës në Mesdhe në rrjedhën e shekujve.
“Është e jashtëzakonshme se si një organizëm kaq i madh dhe kompleks ka jetuar kaq gjatë në një mjedis jo dhe aq të përshtatshëm”, thotë Paul J. Krusic, kreu i ekspeditës së shkencëtarëve të koordinuar nga Universiteti i Stokholmit.
Shkencëtarët e kanë pagëzuar Adonis, si perëndia greke e bukurisë dhe dëshirës. Trungu i pishës ka një diametër rreth një metër dhe numëron në të 1075 unaza, transmeton Shekulli.
Adonisi ishte 750-vjeçe kur Njutoni formuloi tri ligjet e tij dhe i kishte lënë pas njëmijë vjet kur nisi pushtimi fashist në Europë.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...