Sindikata e Bashkuar e Arsimit me anë të një njoftimi për media njoftojnë se nëse Qeveria qendrore dhe ato lokale nuk i përgjigjen kërkesave të sindikalistëve do të përballen me greva në fillim të vitit shkollor.
“I kujtojmë qeveritë lokale se shumica dërmuese e tyre , edhe pas takimeve e kërkesave të përsëritura të SBASHK-ut tani e dy vite nuk kanë përmbushur obligimet nga Kontrata Kolektive sepse as nuk kanë siguruar 70 përqind të çmimit të biletës për mësimdhënësit udhëtarë e as nuk kanë realizuar kërkesën për 3 paga me rastin e pensionimit të të punësuarve në arsim. Mjaftojnë këto dy çështje të pa zgjidhura dhe të kemi greva në arsim”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.
SBASHK po ashtu ia rikujton Qeverisë mos angazhimit për ta quar në Parlament për votim Projektligjin mbi statutin e mësimdhënësve shqiptarë të viteve 89-99.
“Ky Projektligj po pret me vite në Qeveri dhe nuk ka as edhe një sinjal se se shpejti do të niset drejt Parlamentit. Edhe kjo është një arsye e mjaftueshme që SBASHK-u të përgatit për të nisur me veprime sindikale, pra me greva”, thuhet në komunikatë.
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...