Mbrëmja e 1 Majit sjell Festivalin Ndërkombëtar të skulpturës “SculpFest” në Prizren.
Në edicionin e katërt të këtij festivali i cili organizohet në kuadër të Autostrada Biennale (Bienalja Ndërkombëtare e Arit Bashkëkohor)do të prezantohen kube prej akulli në të cilat janë vendosur rrëfime të njerëzve nga qyteti i Prizrenit.
Janë diku rreth 20 mijë rrëfime që janë mbledhur që disa kohë nëpër Prizren.
Mësohet se njëra nga rrugicat e Prizrenit do të shtohet me ato kube, dhe kur të shkrihen gjithsecili mund të merr dhe të mësoj rrëfimin e dikujt, performancë kjo që do të zgjatë deri në tri orë.
“SculpFest”-i, që do të mbahet nga 1 deri më 3 maj, do të ketë aktivitete të ndryshme, një cikël të ngjarjeve artistike, përfshirë prezantime të ndryshme të artistëve, skulptura-instilacione, video-dokumentar, punëtori, performanca dhe muzikë.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...