Google ADS

Zgjohet nga koma pas aksidentit të tmerrshëm, por ajo që thotë i çudit të gjithë!

08:59 | 16 Gusht 2016
Arbresh.info

Një prezantues i BBC i cili për pak sa nuk ka vdekur në një aksident “horror” siç e ka cilësuar ai aksidentin me biçikletë, është zgjuar nga koma. Por dëmtimi masiv nga ky aksident, la shumë pasoja tek ai.

Pasi është zgjuar nga koma ai mendonte se kishte qenë në vitin 1952 dhe se ishte një shofer garash me makinë në Amerikë.

Will Glennon, 44 vjeç ka qenë duke udhëtuar me biçikletë pranë shtëpisë së tij në Marlborough, Wilts, Angli, në momentin kur është përplasur me një furgon.

bbccc

Nga kjo përplasje fatale, ai theu brinjët dhe pësoi një dëmtim masiv në kokë. Gjëja e fundit që ai mban mend është duke përfunduar punën në ditën kur ka ndodhur aksidenti.

Ai u zgjua nga koma 12 javë më vonë duke menduar se ishte në vitin 1952 . Prezantuesi i BBC thotë se më bënë tre pyetje: Ku je? Çfarë viti është dhe çfarë do të bëni për të jetuar?

 “Unë ju thashë kam qenë në Amerikë, ishte viti 1952 dhe unë kam qenë një shofer garash me makinë”-shprehet ai. Pas kësaj u desh një proces i gjatë dhe i ngadaltë për disa disa muaj rrjesht,që të shërohej dhe t’i kthehej kujtesa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme