Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur kanë nisur spekulimet për BMW Series 8. Gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar shumë spekulime, por asgjë nuk është konfirmuar deri sot.
“Automobile Magazine” raportoi dy ditë më parë se gjermanët janë duke punuar në modelin që do të rivalizojë Mercedes-Benz S-Class Coupen dhe Cabrion, dhe modeli i ri do të quhet 8 Series.
Tani “BMW Blog” thotë se dy automobilat kanë marrë kodet G14 dhe G15.
Nëse ky informacion është i saktë, konfirmohet se 8 Series ka marrë dritën e gjelbër për prodhim dhe do të dalë në treg në vitin 2019 ose 2020.
8 Series pritet të ketë motor 4.4-litërsh V8 dhe 3.0-litërsh V6. Po ashtu priten edhe modele hibride.
Pacolli: Një politikan nga Kosova i paska thënë një kryedipl...
Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Vullin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosov...
Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brie...
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është...
Policia shpall në kërkim një të dyshuar për rrëmbim