Google ADS

Mbrohet “artisti” që krijon kukulla për pedofilët

13:42 | 15 Gusht 2016
Arbresh Info

Një burrë që krijon për pedofilët kukulla seksi që i ngjajnë fëmijëve të vegjël, e quan veten “artist” dhe thotë se e bën këtë për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi i maniakëve.

Kukullat, të cilat shiten “online” nga një kompani japoneze, kanë hyrë kohët e fundit në Australi, aty ku autoritetet i kanë sekuestruar dhe shkatërruar. Shin Takagi, themeluesi i kompanisë dhe krijuesi i tyre, gjithashtu një pedofil, ka thënë për “Fairfax Media” se është një artist dhe se nuk bën asgjë të keqe.

“Unë po ndihmoj njerëzit që të përmbushin dëshirat e tyre, ligjërisht dhe në mënyrë etike. Nuk mund të jetohet i ndrydhur. Me krijimet e mia, unë shmang krimet ndaj fëmijëve të vërtetë”, shprehet Takagi.

/ Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme