Google ADS

Hapet seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

07:52 | 15 Gusht 2016
Arbresh.info

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XXXV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Sipas një njoftimi për media, hapja solemne e Seminarit XXXV do të bëhet sot, në orën 12:00, në sallën e madhe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

Drejtuesit e këtij seminari do të shpalosin materiale rreth varieteteve të gjuhës shqipe.

Ata do të bisedojnë për gjendjen e shqipes sot dhe për të parë se cilët janë hapat të cilat duhet ndërmarrë më tuje në rast e shqyrtimit eventual të standardit të shqipes

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme