“Jeni të ftuar në një festë që do të zgjasë dy ditë. Nuk ka rregulla. Vishni çfarë të doni, thoni atë që ju vjen nëpër mend, këndoni, kërceni, lutuni, vetëm, ju lutem, mos qani përpara meje! Ky është rregulli i vetëm që ju vendos!” Ishte mesi i korrikut kur miqtë e Betsy Davis, 41-vjeçares të pa shpresë për të dalë mbi sëmundjen, u erdhi ky e-mail. Ishte një ftesë për një festë lamtumire që do të përfundonte me eutanazi.
Prej pak kohësh Betsy kishte vendosur t’i ndërpriste kurat dhe të merrte këtë vendim. Për ‘festën’ e saj organizoi gjithçka në detaje; edhe orarin kur parashikonte të ikte përgjithmonë, pas dy ditësh të kaluara me të qeshura. U kthye në shtratin e saj, e rrethuar nga miqtë, për të hyrë në gjendje kome, prej nga nuk do të zgjohej më kurrë.
Ato dy ditë janë ‘ndalur’ nëpër fotografi. Një shtëpi në një fshat të vogël të Californisë ku kaluan orët e fundit të Betsyt. Pvarësisht dëshirave që ju parashtroi miqve, në buzëqeshjet e shikimet e tyre dallohet keqardhja e një takimi që nuk do të përsëritet! Veçse, askush nuk derdhi lot!
“Për asnjërin nga ne nuk ishte e lehtë të bënim siç na kishte propozuar por nuk mund të silleshim ndryshe. Të dije se po kaloje një fundjavë në fund të së cilës njëri prej nesh do të vdiste, për shumë njerëz, nuk mund as të mendohet” – E vështirë ose jo, njerëzit ishin aty për të. Kishte muzikë të mirë, një violinçelë, një firzamonikë, kokteile, pica dhe filmat e saj të preferuar…/living.al
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...