Filmi serb për luftën në Kosovë fiton çmimin kryesor në DokuFest

22:34 | 13 Gusht 2016
M. A.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që u mbajt sot në Kinemanë Lumbardhi në Prizren, pas vendimit të jurisë, u shpallën fituesit e edicionit të 15 të Dokufest-it. Nga gjashtë kategori, në garë ishin gjithsej 107 filma.
Duke arritur që për nëntë ditë të organizojë aktivitete nga më të ndryshmet, gjatë festivalit janë shfaqur 238 filma nga 57 shtete, janë mbajtur punëtori, panele, debate, master klasa, ekspozita dhe një seri e organizimeve në kuadër të DokuNights, që kanë përfshirë  edhe yjet botërore si Omar Souleyman dhe Yasmine Hamdan, Prizreni edhe njëherë u kthye në qytetin ku gërshetohet kinemaja dhe kultura, transmeton lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme