Japonezët njihen për inteligjencën e tyre, shëndetin e mirë, mirësjelljen dhe mirëqenien. Por pse ky komb është kaq unik dhe kaq ndryshe prej pjesës tjetër të botës? Kjo sepse ata e kanë gjetur përgjigjen: ata kanë një sistem të pabesueshëm arsimimi.-transmeton arbresh.info.
1. Ata nuk iu nënshtrohen provimeve deri në klasën e katërt
Në shkollat japoneze, studentët nuk hyjnë në provime deri në klasën e katërt, në moshën 10-vjeçare. Kjo bëhet në mënyrë që nxënësit të mos gjykohen për inteligjencën e tyre apo për të mësuarit. Në vend të kësaj 3 vitet e para të shkollës ata mësojnë sjelljen e mirë dhe të zhvillojnë karakterin. Ata mësohen si të respektojnë njerëzit, kafshët dhe natyrën. Ata mësojnë si të jenë zemërgjerë dhe empatikë.
2. Ata e fillojnë vitin e ri shkollor në prill
Derisa shumica e shkollave dhe universiteteve në botë vitin akademik e nisin në shtator apo tetor, në Japoni është prilli muaji që e shënon fillimin e vitit të ri akademik.-transmeton arbresh.info. Dita e parë e shkollës rezulton të jetë dita e njërit prej fenomeneve më të bukur natyror-daljes së qershive. Viti akademik ndahet në 3 semestra. Ata kanë 6 javë pushim veror dhe dy javë pushim dimëror dhe pranveror.
3. Ata i pastrojnë vetë klasat, kafiteritë dhe toaletet
Në shkollat japoneze, nxënësit duhet t’i pastrojnë vetë klasat, kafiteritë dhe toaletet. Ata ndahen në grupe të vogla dhe kryejnë punët në rotacion gjatë gjithë vitit. Kjo i mëson ata ta respektojnë punën e tyre dhe punën e të tjerëve.
4. Ata hanë në klasa ushqime të përgatitura nga kuzhinierë profesionistë
Sistemi i arsimit në Japoni kërkon që studentët të ushqehen shëndetshëm dhe të hanë vakte të balancuara. Ushqimet përgatiten nga kuzhinierë të kualifikuar profesionalë. Të gjithë nxënësit hanë në klasë me mësuesin e tyre. Kjo i ndihmon ata të ndërtojnë raporte pozitive me nxënësit dhe mësuesit.
5. Të gjithë nxënësit duhet të veshin uniforma
Të gjithë nxënësit duhet të veshin unifroma. Kjo per të larguar të gjitha barrierat sociale mes studentëve. Japonezët besojnë se të qenit të barabartë ju jep atyre një sens të komunitetit.
6. Një test i vetëm përcakton të ardhmen e studentëve
Në fund të shkollës së mesme, nxënësit japonezë duhet ti nënshtrohen një provimi shumë të rëndësishëm i cili është vendimtar për të ardhmen e tyre. Një student mund të zgjedhë një kolegj dhe ai kolegj ka kërkesa të veçanta. Nëse studenti nuk e arrin rezultatin e dëshiruar nuk arrin të shkojë në kolegj. Gara është shumë e rëndë./arbresh.info
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...