Liderët e mëdhenj që kishin probleme mendore

19:25 | 11 Gusht 2016
M. A.

Nga Mahatma Gandi deri tek Abraham Linkoln, kishin probleme mentale por triumfuan si rezultat i asaj.

Disa nga liderët më të mëdhenj të Amerikës në të kaluarën, kanë pasur probleme të shëndetit mendor, dhe kjo mund t’u ketë ndihmuar në kohëra të krizës, thonë psikologët dhe psikiatrit, shkruan Daily Mail.

Presidentët Abraham Linkoln dhe John F. Kennedy, janë përballur me probleme mendore, si depresioni, tha profesori i universitetit Tufts, Dr. Nassir Ghaemi, i cili ka shkruar për figura historike me probleme mendore.

Gjithashtu kryeministri britanik Winston Churchill, lideri i të drejtave civile Martin Luther King Jr. dhe Mahatma Gandi i Indisë si dhe shumë prej figurave të mëdha historike, lulëzuan derisa kishin probleme emocionale.

“Njerëzit në depresion shpesh janë më kreativ, më të ndjeshëm dhe më realist se sa njerëzit që janë mendërisht të shëndetshëm”, tha Ghaemi.

“Këta njerëz kanë tendencë që të kenë sukses në kohën e krizës dhe të dështojnë në kohën e paqes“, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme