Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot raportin me statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin mars të këtij viti ku thuhet se deficiti tregtar i Kosovës për muajin Mars 2015 ka qenë 171,8 milionë euro duke rënë kështu në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku deficiti kishte vlerën 179,3 milionë euro.
“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin Mars 2015 prej 171,8 milion € krahasuar me deficitin prej 179,3 milion € me periudhën e njëjtët te vitit 2014. Eksporti mbulon importin 13.3%”, thuhet në raport.
Eksporti i mallrave në muajin Mars 2015 kishte vlerën 26,3 milion euro, ndërsa importi 198,1 milion euro, duke shënuar kështu një rritje prej 13.9 për qind për eksport si dhe rënie prej 2.1 për qind për import krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: 60.0 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 7.7 për qind ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, 6.3 për qind plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, 5.1 për qind produktet minerale, 4.4 për qind lëkurë dhe artikuj prej tyre, 3.3 për qind tekstil dhe artikuj tekstili etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 15 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale, 13.9 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 10.6 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 9.8 për qind produkte të industrisë kimike, 8.7 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 6.9 për qind plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, 6.4 për qind mjetet e transportit, 5.8 për qind produktet bimore etj”, thuhet në raport.
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 29.1 për qind për eksport dhe 41.4 për qind për import, ndërsa vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 37.2 për qind për eksport dhe 31.3 për qind për import, në raport me Marsin e vitit 2015.
“Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi (19.4%), Maqedoni (13.6%), Shqipëri (11.6%), Belgjikë (10.1%), Serbia (5.6%) etj. Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (15.3%), Gjermania (11.7%), Turqia (9.7), Kina (8.8%),Shqipëria (7.1%),Italia (6.7%),Maqedonia (5.2%) etj”, thuhet më tej në raport./arbresh.info/
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...