Galaxy Note 7 tejkalon pritshmëritë, kërkesat janë madhështore

09:11 | 11 Gusht 2016
Arbresh Info

Menjëherë pasi një raport nga Koreja Jugore zbuloi që Samsung Galaxy Note 7 është bërë telefoni Galaxy me më së shumti para-porosi, ndihmësi kanadez i kompanisë njoftoi gjithashtu që para-porositë e pajisjes janë “madhështore”.

Komenti është bërë nga zyrtari për media i Samsung Canada, Mark Childs, i cili zbuloi gjithashtu që një “kërkesë e madhe” nga klientët është ngjyra blu e fabletës, shkruan portali arbresh.info.

“Ne tashmë jeni duke parë një kërkesë të madhe në para-porositë që filluan pas eventit Unpacked dhe sigurisht që kjo ka kaluar pritshmëritë tona derisa ne po i afrohemi lansimit zyrtar të premten e ardhshme”, tha ai.

Së fundmi, Samsung ka konfirmuar që së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada do të ketë gjithashtu fabletën Galaxy Note 7 me procesor Snapdragon 820./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme