Facebook do të shfaq reklamat edhe nëse posedoni bllokues të tyre

16:09 | 10 Gusht 2016
Arbresh Info

Facebook së shpejti do të fillojë të tejkalojë bllokuesit e reklamave dhe të shfaq reklamat gjithsesi. Rrjeti social ka shpjeguar në një postim në blogun e tyre që reklamat janë kritike për ekzistencën e tyre, megjithëse nuk janë keq në këtë aspekt.

Megjithatë, në mënyrë që gjërat të mos shkojnë edhe më keq, Facebook ka në plan të ndërmarr një hap drejt kësaj, shkruan portali arbresh.info. Të gjithë përdoruesit që kanë llogari në Facebook mund të shkojnë tek seksioni i reklamave për të përcaktuar interesimin e tyre se çfarë dëshirojnë të shohin.

Kompania nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor se kur do të fillojë të mos përfillë bllokuesit e reklamave, por një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti./arbresh.info

facebbb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme