Google ADS

Pokemon Go arrin 100 milionë shkarkime në Android

15:13 | 9 Gusht 2016
Arbresh Info

Loja jashtëzakonisht e famshme, Pokemon Go ka arritur edhe një tjetër sukses pasi deri tani ka mbledhur 100 milionë shkarkime në Android, shifër e arritur brenda vetëm një muaji që nga lansimi.

Kjo lojë u bë viral pasi regjistroi 10 milionë shkarkime vetëm brenda një jave pas lansimit dhe 50 milionë vetëm disa javë më pas, shkruan portali arbresh.info.

Të dhënat për platformën iOS nga Apple nuk janë ende të ditura, por analistët thonë që Pokemon Go mund të gjenerojë rreth 3 miliardë dollarë të ardhura për kompaninë me bazë në Cupertino brenda viteve të ardhshme.

Bazuar në një vlerësim të mëparshëm, loja ka pasur më shumë se 21 milionë përdorues aktiv ditor në SHBA duke u bërë kështu loja më e madhe në historinë e këtij vendi.

Loja së fundmi u lansua në 15 vende dhe në regjione të ndryshme, pra këto shifra mund të rriten edhe më shumë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme