Përkrahës të Shtetit Islamik kanë përdorur të paktën 46,000 llogari në Twitter në fund të vitit 2014, sipas një raporti të Institutit Brookings me bazë në Washington.
Sipas kësaj analize, mbështetësit tipikë të militantëve ndodhen në territore të Irakut dhe Sirisë.
Shumica e suksesit të medias sociale të Shtetit Islamik, thuhet në raport, mund t’i dedikohet 500 deri 2 mijë përdoruesve aktivë.
“Kompanitë e mediave sociale dhe qeveria amerikane duhet të bashkëpunojnë për përgjigjen e duhur ndaj ekstremizmit në mediat sociale”- thuhet në përmbledhjen e raportit 68-faqesh të Institutit Brookings. (VOA)
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?